Vdes foshnja 5-muajshe, prindërit i dhanë për ta pirë gjakun e breshkës për t’u mbrojtur nga COVID-19

Vdes foshnja 5-muajshe, prindërit i dhanë për…

Një foshnje 5-muajshe ka vdekur, pasi që me rekomandim të një magjistari i është dhënë gjak breshke kundër COVID-19.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Haiti, ku prindërit kishin kërkuar mjekim për vajzën e tyre.

Pasi morën pijen e cila kishte disa përbërës përfshirë dhe gjakun e breshkës, ata përfunduan të gjithë në spital.

Vajza tjetër, 7-vjeçare, aktualisht ndodhet në terapi intensive në një spital në Comendador në provincën perëndimore të Elias Pina.

Sipas drejtoreshës së spitalit, Dahiana Volquez, foshnja 5 muajshe arriti e pajetë në spital. Aktualisht autoritetet po hetojnë për shkaqet e vdekjes së saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit