Vdes foshnja në Spitalin e Pejës/ Babai fajëson mjeket: U treguan neglizhentë

Vdes foshnja në Spitalin e Pejës/ Babai…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një foshnje ka humbur jetën në spitalin e Pjesës dhe babai akuzon mjekët. Policia e Pejës ka bërë me dije se i ati i foshnjës ka bërë një denoncim, ku pretendon se fëmija e tij humbi jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve. 

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Në spitalin e Pejës ka ndodhur një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar. Stafi mjekësor futen në lavatriçe një foshnjë bashkë me çarçafët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit