Vdes gruaja më e vjetër në botë, që jetoi në tre shekuj

Vdes gruaja më e vjetër në botë,…

Një gjyshe në Afrikën e Jugut që besohet të jetë personi më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 128-vjeçare. Nëna e shtatë fëmijëve Johanna Mazibuko, e cila ka jetuar në tre shekuj, vdiq në shtëpinë e saj në Jouberton. Ajo jetoi dy luftëra botërore, gripin spanjoll,  madje edhe pandeminë e koronavirusit.

Mazibuko ka dokumente që vërtetojnë se ajo ka lindur më 11 maj 1894 dhe është rritur në një fermë të mbjellë me misër, por nuk kishte shkuar kurrë në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante. Nusja e saj Thandiwe Wesinyana tha se mendohet se Mazibuko vdiq nga një goditje në tru më 3 mars, raporton The Sun.

Ajo tha: “I gjithë komunkteti ka humbur një nënë. Ne na pëlqente të luteshim së bashku dhe kaluam shumicën e viteve duke pirë çaj dhe duke folurNuk e di më me kë do të argëtohem. Një plagë është hapur, zemra ime është e lënduar dhe jam copëtuar. Komuniteti është i trishtuar. Të gjithë kemi humbur një nënë”.

Mazibuko do të mbushte 129 vjeç në maj, ndërsa vitin e kaluar teksa foli për media rë huaja, tha se ishte e çuditur që ishte ende gjallë.

Pse jam ende këtu? Njerëzit rreth meje kanë vdekur. Kur do të vdes? Çfarë kuptimi ka të jem gjallë? Bota më ka lodhur sepse jam ulur këtu duke mos bërë asgjë”, tha ajo një vit më parë. 

Mazibuko ishte një nga 12 vëllezërit e motrat, nga të cilët tre janë ende gjallë. Ajo ishte martuar dhe kishte shtatë fëmijë dhe më shumë se 50 nipër e mbesa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit