Vdes gruaja që kishte qëndruar në koma për 31 vite

Vdes gruaja që kishte qëndruar në koma…

Një grua, e cila prej 31 vitesh ishte në koma, ka ndërruar jetë me bashkëshortin e saj në krah, siç ka qëndruar edhe për tre dekadat e mëparshme.

Angelo Farina qëndroi pranë, ndërsa gruaja e tij, Miriam Visintin, vdiq në spitalin San Bassiano në Itali javën e kaluar, ku ajo ishte shtruar për rreth dy muaj, pasi i ishte grumbulluar lëng në mushkëri.

Megjithatë, ajo kishte qenë në një gjendje vegjetative që nga viti 1991 kur u përfshi në një aksident të tmerrshëm, kur me makinën e saj u përplas me një shtyllë në prag të Krishtlindjeve në qytetin Casoni di Mussolente, jo shumë larg Venecias në veri të Italisë./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit