Vdes gruaja që vuri balon gastrik për të humbur peshë

Vdes gruaja që vuri balon gastrik për…

Baloni gastrik duket se është kthyer në një kërcënim serioz për jetën. Aylar Korhanova nga Turkmenistani, e cila e kishte bërë kltë ndërhyrje në spitalin e Stambollit, ka humbur jetën disa ditë pas ndërhyrjes. 

Pas vdekjes së 46-vjeçares Aylar Korhanova, policia ka marrë masa dhe ka ndaluar 2 mjekë që akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm”. 

Sipas raportimeve të mediave turke hetimi ka nisur, pasi disa pacientë që kanë vënë balonin gastrik për humbjen e peshës në një spital privat në Tuzla kanë përjetuar simptoma si shikim të dyfishtë, rritje të presionit të gjakut dhe të përziera.

Vlen të theksojmë se kjo ndërhyrje përdoret edhe në Shqipëri, ku personat mbi peshë joshen nga heqja e shpejtë e kilogramëve, pa e ditur se jsnë duke rrezikuar jetën. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit