Vdes manjati i kazinove në Las Vegas Sheldon Adelson, renditej ndër 30 burrat më të pasur në botë

Vdes manjati i kazinove në Las Vegas…
Featured image of article: Vdes manjati i kazinove në Las Vegas Sheldon Adelson, renditej ndër 30 burrat më të pasur në botë

Miliarderi amerikan, manjat i kazinove dhe hoteleve në Las Vegas, Sheldon Adelson ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Sipas mediave të huaja, themeluesi i kompanisë së kazinove në Las Vegas Sands, Adelson ishte i njohur për mbështetjen e tij ndaj kauzave konservatore dhe Izraelit.

Gjithashtu, ai ishte një mbështetës i rëndësishëm i presidentit në largim të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu.

Sipas raportimeve në media, ai ka ndërruar jetë, pasi kishte vuajtur për një kohë nga sëmundje e rëndë. Adelson u rrit në Boston, ai ishte djali i dy emigrantëve hebrenj, babai i të cilit punonte si shofer taksie. Ai kishte filluar të punonte që kur ishte adoleshent, duke shitur gazeta në cepat e rrugëve.

Suksesin e tij të parë e pa si organizator i një konvente të hershme të biznesit kompjuterik. Më vonë ai krijoj hotele dhe kazino në Las Vegas, Singapor dhe Macau që me vdekjen e tij e bëri atë të renditej në mesin e 30 burrave më të pasur në botë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit