Vdes në aksident me motor i riu shqiptar, e dashura në gjendje kritike

Vdes në aksident me motor i riu…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Terni të Italisë. Mësohet se një I ri me origjinë nga shqipëria ka humbur jetën pas në aksidenti të rëndë. I ndjeri është identifikuar si Riçardo Kahuqi nga Shqipëria, por rezident në San Gemini.

Sipas mediave italiane, viktima nuk ishte vetëm në udhëtim, ndërsa po udhëtonte me të dashurën e tij po 22-vjeçe, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria. Çifti i të rinjve udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamion.

Kahuqi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të së martës. Shkaku nuk dihet edne, por policia në Itali ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur aksidentin.

Burimi:umbriaon.it Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit