Vdes në moshë shumë të re DJ i njohur shqiptar

Vdes në moshë shumë të re DJ…

Erin Godanci. ndër DJ më të njohur në Kosovë por jo vetëm, ka hidhëruar të afërm, miq dhe fansa të tij, teksa ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re. Godanci i cili ka qenë edhe inxhinier i softuerëve do të varroset nesër në varrezat e Dragodanit, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij dhe miqtë.

Babai i Dj-it:

Miq dhe familjar, Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30. Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook:

Moti s’jom shoku ma shumë se me lajmin për Erinin. Definicioni i vërtetë i battery charger. Kanë mjaftu pesë sekonda shkëmbim me të dhe një buzëqeshje dhe ta ka transferu ca energji pozitive. U prehsh në paqe Erin Godanci! Ke me i mungu Prishtinës!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit