Vdes nga Covid-19 aktori i famshëm i 'Kill Bill'

Vdes nga Covid-19 aktori i famshëm i…

Aktori japonez Shinichi Sony Chiba, i njohur për publikun si ylli i filmit “Kill Bill”, ndërroi jetë të enjten në spitalin në Kimica në moshën 83 -vjeçare, raporton “Variety”.

Ky lajm tragjik u konfirmua nga agjenti i tij.

Sipas mediave japoneze, aktori dyshohet se ishte infektuar me koronavirus në fund të muajit të kaluar dhe ishte në trajtim në shtëpi.

I njohur për skenat e tij luftarake të frikshme, Chiba quhet Bruce Lee nga Japonia.

Edhe pse ai ishte i njohur për audiencën japoneze për dekada, ai bëri rolin më të dukshëm në serinë e filmit “Kill Bill” me Uma Thurman, ku luajti personazhin e Hattori Hans.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit