Vdes nga plagët vajza e qëlluar në kokë në masakrën e shkollës së Beogradit

Vdes nga plagët vajza e qëlluar në…

Një vajzë e qëlluar në kokë gjatë të shtënave masive të 3 majit në një shkollë në Beograd, ka ndërruar jetë sot në spital, tha ministria e shëndetësisë e Serbisë.

Megjithë operacionin urgjent dhe kujdesin në njësinë e kujdesit intensiv, pacientja që pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë incidentit të të shtënave në shkollën ‘Vladislav Rybnikar’ vdiq”, tha ministria.

Më 3 maj, një 13-vjeçar qëlloi dhe vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle në të shtënat e para masive në një shkollë në Serbi.

Vetëm një ditë më vonë, një 21-vjeçar ka qëlluar me armë automatike tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Të dy autorët janë dorëzuar në polici.

Dy vrasjet masive shkaktuan zemërim në mesin e qytetarëve anembanë Serbisë, të cilët organizuan demonstrata duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit të sigurisë, si dhe ndalimin e përmbajtjes së dhunshme në stacionet televizive./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit