Vdes një person tek Rana e Hedhun, rrëzohet nga gomonia dhe bie në helika

Vdes një person tek Rana e Hedhun,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Shëngjinit, konkretisht në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.

Sipas informacioneve të para, një person ka rënë nga një mjet lundrues (gomone) në lëvizje. Gjatë rënies, ai dyshohet se është goditur nga helikat e mjetit lundrues, duke pësuar dëmtime fatale që i kanë shkaktuar vdekjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit.
Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet policore me detaje më të hollësishme mbi identitetin e viktimës dhe dinamikën e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit