Vdes shqiptari në Itali, sfida në TikTok i merr jetën

Vdes shqiptari në Itali, sfida në TikTok…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa realizonte një sfidë për TikTok.

Ai kishte dalë me shokët e tij, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi.

Ky i fundit ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok.

Më pas, Lorenzo është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga makina Ford Focus në të cilën udhëtonin.

Si pasojë e përplasjes, i riu u dërgua në spital, por pas disa ditëve në spital, Lorenzo ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën më 29 janar, në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit