Vdes William Shakespeare, burri i parë që injektoi vaksinën anti-covid

Vdes William Shakespeare, burri i parë që…

Ndërron jetë William Shakespeare, burri i parë në botë të cilit iu injektua një vaksinë anti-Covid. 81-vjeçari ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Koventri, pas një infarkti.

Mediat britanike sqarojnë se i moshuari vuante prej kohësh nga një sëmundje që nuk ka lidhje me koronavirusin, çka hedh poshtë dyshimet e mbështetësve të teorive konspirative se vaksinat anti-COVID mund të shkaktojnë vdekje disa muaj pas injektimit.

William Shakespeare ishte britaniku i dytë që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer më 8 Dhjetor, ditën kur Britania e Madhe nisi procesin e vaksinimit të popullsisë, fillimisht për shtresat e të moshuarve dhe të sëmurëve ku bënte pjesë edhe 81-vjeçari.

Ai mposhti skepticizmin që ekzistonte ndaj vaksinës për një virus të panjohur deri në atë kohë. Në memorien publike do të mbahen mend fjalët optimiste të tij, se vaksina anti-Covid do të ndryshojë jetët tona dhe mënyrën e jetesës.

Britania u bë vendi i parë në botë që nisi Dhjetorin e kaluar, vaksinimin kundër koronavirusit dhe personi i parë që mori dozën ishte 91-vjeçarja Margret Kinën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit