Vdesin në mënyrë të mistershme inxhinierët e avionëve "Boeing" pasi raportojnë defektet e kompanisë

Vdesin në mënyrë të mistershme inxhinierët e…

Joshua Dean një ish inxhinier i avionëve Boling ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme në moshën 45-vjeçare edhe pse të afërmit e tij thonë se ai ishte i shëndetshëm dhe bënte një jetë të rregullt.

Më herët John Barnett u supozua se vrau veten pasi raportoi parregullsi të gjetura në Boeing 737 dhe 747.

Këta janë avionët në qendër të aksidenteve të shpeshta që vazhdojnë të rrezikojnë jetën e mijëra pasagjerëve. Në disa raste ato kanë rezultuar vdekjeprurëse, aq sa të gjitha fluturimet e 737 Max u ndaluan në vitin 2019 .

Joshua Dean filloi të punonte për Spirit AeroSystems , kompania që ndërton disa pjesë kyçe të aeroplanëve Boeing. Katër vite më vonë, në prill 2023, 45-vjeçari u pushua nga puna pasi raportoi defekte në prodhim të 737 Max.

Lidhur me këto mangësi, drejtuesit e kompanive preferuan të mbyllnin sytë, theksoi Dean , i cili ndërkohë kishte ngritur një padi dhe gjithashtu kishte bërë një ankesë në Administratën e Aviacionit të SHBA, agjencia përgjegjëse për certifikimin e avionëve.

Ish-punonjësi u ankua gjithashtu në Departamentin e Punës sepse ai besonte se ndërprerja ishte hakmarrje për ankesën e tij.

Prej dy javësh ai qëndronte në spital pasi sipas mjekëve ishte prekur nga pneumonia dhe kishte prezencë të bakterit stafilokok.

Në padinë kundër ish-firmës së tij, Dean u përfaqësua nga e njëjta firmë ligjore si John Barnett , i cili vdiq në moshën 62-vjeçare marsin e kaluar. Në këtë çështje është përfshirë edhe Boeing dhe vetëvrasja e supozuar e ish-menaxherit të kompanisë në Karolinën e Jugut kishte ngritur disa dyshime .

Ashtu si me Dean, Barnett u shkarkua gjithashtu pasi filloi një padi kundër prodhuesit të avionëve, me menaxhimin e akuzuar për dështim të vetëdijshëm për të respektuar standardet e sigurisë.

Barnett u gjet i vdekur në një kamion nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri dhe hetimi është ende në vazhdim. Avokati kishte shprehur dyshime për rrethanat, ndërsa një mik i familjes kishte thënë: “ E di që Xhoni nuk ka bërë vetëvrasje ” .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit