Vdiq në aksidentin e trenave/ I fejuar i Mickës: Ajo mbeti e varur në dritare, ishte djegur rëndë

Vdiq në aksidentin e trenave/ I fejuar…

I fejuari i Ifigjeni Micka, shqiptares që humbi jetën në Larisa, ka rrëfyer më shumë detaje nga përplasja e ty trenave. Ai ka treguar se në momentin e përplasjes vajza mbeti e varur tek dritarja, ai u mundua ta mbante me të gjithë forcën e tij, por ishte e pamundur. Djali ka treguar se kërkoi ndihmë që të ngrinin Ifgjeninë, por ishte e vështirë.

Më pas e ndihmoi një person dhe e ulën vajzën në sedilje, por ajo ishte djegur e tëra. Sipas tij, në atë moment erdhën ambulancat e morën atë për në spital dhe lajmin për vdekjen e Ifgjenisë e mori ditën tjetër.

Nga përplasja janë thyer xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një person tjetër, e zbritëm dhe e çuam në daljen e parë, prej nga dilnin njerëzit.

E vendosëm në sedilje, sepse ishte djegur rëndë dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. 

Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu, i cili ka pësuar djegie të lehta nga djegia e llamarinës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, bëhet me dije se sot do të zhvillohet ceremonia mortore për vdekjen e 23-vjeçares. Varrimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Giannica.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit