Vdiq në burgun nr.302 në Tiranë/ Flet vëllai i Renalt Tahiri: Që 12 vjeç ka pirë heroinë

Vdiq në burgun nr.302 në Tiranë/ Flet…

Renalt Tahiri, 38-vjeçari që vdiq në burgun nr.302, dyshohet se ka humbur jetën përshkak të varësisë së tij nga lëndët narkotike. Përdorimi i drograve të ndryshme i shkaktoi atij një arrest kardiak, nga i cili nuk mundi të rikthehej në jetë. 38-vjeçari ishte arrestuar pas konstatimit se kishte vjedhur disa biçikleta.

Dyshohet se Renalt Tahiri i shiste ato për të siguruar blerjen e lëndëve narkotike. Drejtoria e Burgjeve në një komunikim zyrtar thotë se kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e 38-vjeçarit, por ka qenë e pamundur për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Në orën 14:10 datë 31.03.2023, i paraburgosuri është shoqëruar për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ka realizuar konsultën me mjekun toksikolog. Pacienti njihej nga stafi shëndetësor si përdorues i lëndëve narkotike. Mjeku ka rekomanduar të vazhdoj terapia me Methadon dhe rikontroll në rast nevoje. Rreth orës 21:50, punonjësit e sigurisë kanë njoftuar urgjentë stafin shëndetësor për shkak të gjendjes së rënduar të të paraburgosurit. Gjatë shoqërimit për në urgjencën ka vazhduar kryerja e masazhit kardiak. Në QSUT mjeku i urgjencës ka konkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka vdekur” – thuhet në komunikatë.

Vartësinë nga droga të Renalt Tahirit e pranon edhe i vëllai. Ai në një intervistë për mendia ka rrëfyer si Renalti e kishte nisur heroinën që adoleshent dhe se ishin pesimist për të ardhmen e tij.

Ka qenë i vdekur për së gjalli. Por në Francë u rehabilitua, ndërsa sa u kthye në Shqipëri, vetëm 2 ditë dhe ditën tjetër u rikthye te droga. Atë ditë kishte bërë 7 vjedhje. Ishte i vetëdijshëm që do e ndalonin. Në burg kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. Ishte hera e 16 a 17 që shkonte në burg. Ka pas përdorur heroinë që 12 vjeç. Gjithë jeta ashtu i ka pas shkuar. Ai ka qenë shumë shpirt mirë pavarësisht së pinte lëndë narkotike. I thashë se po shkove në Shqipëri do vdesësh. Kur u shkëput që erdhi në Francë, tha nuk dua të shqetësoj edhe familjen edhe komunitetin”, tha Renis Tahiri, i vëllai i Renaldit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit