Vdiq në duart e policisë, përsëri protestë në Tiranë për vdekjen e Learit

Vdiq në duart e policisë, përsëri protestë…

Gjatë ditës së sotme në rrjet ka qarkulluar një post ku paralajmërohet protestë për vrasjen e dyshimtë, në duart e policisë të të riut Lear Kurti.

Gjithashtu edhe Sali Berisha ka paralajmëruar protestë të fuqishme sot dhe kjo para Ministrisë së Brendshme në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhur “me dhunë”.

Berisha shkruan se Kurti u vra nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, ndërsa shkruan se kupa u mbush.

Sakaq kujtojmë se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit