Vdiq në aksidentin e trenave/ Rrëfimi prekës i babait të Evgjeni Mickës: Vajza ime kishte ëndrra

Vdiq në aksidentin e trenave/ Rrëfimi prekës…

Evgjeni Micka ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik që shkaktoi përplasja e dy trenave në Greqi. Studentja shqiptare ishte vetëm 19 vjeçe kur jeta iu ndërpre në mes nga një gabim njerëzor në sistemin hekurudhor. Trupi i saj mbeti për disa ditë nën rrënoja dhe familja shqiptare përjetoi një moment jo fort të lehtë.

Babai i Evgjeni Mickë ka treguar momentet e vështira që kalon ai dhe familja pas humbjes së vajzës. Ndaj familjes nuk është oruar asnjë mbështetje morale për ta lehtësuar dhimbjen e tyre. Ai ka thënë gjatë një interviste se askush nuk u ka shkuar në shtëpinë e tyre për ngushëllim. Nga ky aksident ka mbijetuar i dashuri i Evagjelisë, të cilët udhëtonin bashkë në tren.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog, askush nuk erdhi. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin. Vajza ime po shkon. Tani çfarë t’ju them tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër, ajo kishte ëndrra. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, ka rrëfyer babai i 19 vjeçares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit