Vdiq nga aksidenti në Sauk/ Sikela Përroj kishte studiuar për gazetari, prindërit jetonin jashtë shtetit

Vdiq nga aksidenti në Sauk/ Sikela Përroj…

Bashkë me drejtuesin e mjetit, në aksidentin tragjik në afërsi të TEG-ut, humbën jetën edhe dy vajzat të cilat udhëtonin me Klevis Ruçajn.

Njëra prej tyre ishte Sikela Përroj, 23 vjeçe, e cila nga kishte marrë plagë të shumta në trupë dhe kokë.  Sikela ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe jetonte në Tiranë, ndërsa prindërit e saj jetojnë jashtë shtetit. Mësohet se  Përroj kishte mbaruar shkollën për Gazetari dhe jetonte në Tiranë me disa shoqe.

Ndërsa Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane ishte viktima e dytë e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Dy të rejat gjetën vdekjen e menjëhershme pasi automjeti fluturoi nga mbi kalimi dhe ra mbi një automjet tjetër.  Ndërsa drejtuesi i makinës, Klevis Ruçaj humbi jetën pas disa orësh në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë dy vajzat, njëra vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Kujtojmë se,  aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku “Audi A8” ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit