Vdiq nga aksidenti, prekin prindërit: Shoferi shqiptar pa ndjenja të bëri engjëll

Vdiq nga aksidenti, prekin prindërit: Shoferi shqiptar…

Disa ditë pas ngjarjes tragjike në Selanik ku një i ri me origjinë shqiptare tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen ka reaguar i ati i viktimës.

Me fjalë që të rrëqethin, i ati i viktimës ka prekur zemrat e të gjithëve duke folur për aksidentin tragjik.

“Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, -mësohet të ketë thënë ai.

Lamtumira mallëngjyese e nënës:

“A jemi një ëndërr e hijes, apo një hije e një ëndrre? Në mjegullat e zeza, bukuria e pafundësisë… Udhët të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë…”.

Me këto fjalë që ajo publikoi mesditën e së dielës në llogarinë personale në Facebook, nëna e saj i jep lamtumirën 21-vjeçares Emmanuela, e cila u nda nga jeta në orët e mëngjesit, pas një beteje të vështirë që bëri në spitalin Papageorgiou në Selanik!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit