Vdiq nga aksidenti në Greqi/ Mesazhi i fundit i prindërve për Klaudja Letën: Kalo të të shohim!

Vdiq nga aksidenti në Greqi/ Mesazhi i…

Klaudja Leta është  studentja e dytë me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën nga aksidenti i rënë në Larisa. Ajo jetonte në Greqi dhe ishte një nxënëse shembullore me rezultate të larta në Fakultetin e Mjekësisë. Klaudja ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Ndërsa prindërit e saj drejtojnë një biznes kasapi në një fshat të Larisas.

Pas tre ditëve pushimeve, studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në Selakin, ku ndiqte dhe studimet. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisas, i kërkuan asaj të ndalonte në Larisa që takonin pak . “Ndalu që të të shohim”, i thanë ata Klaudjas.

Por, e reja iu kishte thënë se nuk mundej pasi duhej të shkonte menjëherë të studionte për ditën tjetër që kishte mësim. Dhe për fat të keq ajo humbi jetën pasi dy trenat u përplasën në Larisa.

Klaudja kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin. Ajo tashmë nuk është më me ta dhe familja kërkon që përgjegjësi të dalë para drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit