Vdiq nga një aksident në Greqi/ Trajneri i Denis Gjurës: Punonte për familjen, stërvitej darkave

Vdiq nga një aksident në Greqi/ Trajneri…

Trajneri i atletit 25-vjeçar shqiptar, Denis Gjura, që humbi jetën dje në Greqi, ka folur sot për mediat i tronditur për çfarë ndodhi. Trajneri i tij rrëfen lidhjen e ngushtë me shqiptarin, ku paradite punonte të ndihmonte familjen, ndërkohë që pasdite i përkushtohej stërvitjes. Trajneri ka thënë e Denisi është stërvitur me të që kur ishte fëmijë.

Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj së bashku vinin në stërvitje. Ai ishte me ne, që kur ishte fëmijë i vogël. Çfarë mund të thuash? Nuk kam fjalë”, tha ai.

25-vjeçari ndërroi jetë në një aksident ditën e enjte në Patra, ku automjeti me të cilin lëvizte 25-vjeçari doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me trafikndarëset, duke rezultuar fatale për të riun.

Denis Giura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen. Në vitin 2016 ai rrëmbeu medalje ari në 10,000 metra dhe bronxi në 5,000 metra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit