Vdiq pas aksidentit tek “21 Dhjetori”, Luan Cenollari punonjës i Policisë së Burgjeve, natën ishte taksist

Vdiq pas aksidentit tek “21 Dhjetori”, Luan…

Gjatë ditës së sotme rreth orës 03:20, u regjistrua një aksident tragjik me dy të vdekur në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Shtetasi identifikuar si Emirjan Doko në gjendje të dehur, ka hyrë me semafor të kuq në kryqëzim dhe ka përplasur mjetin ku ndodheshin Luan Cenollari dhe Ali Bejo 69 vjeç.

Mësohet se Cenollari ishte punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim. Përmes një postimi në facebook, Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërise shpreh ngushëllim, teksa shkruan se Cenollari ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë, dhe për shkak se duhej të mbante familjen e tij, punonte edhe si taksist.

Postimi i plotë i sindikatës:

Sot në ora 03:15, nga nje aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy femijeve, punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim.

Aktualisht punonjes i Forcave Operacionale prane DPBurgjeve.

Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.

Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!

Vetem pergjate vitit 2021 , deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin.

Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.

Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!

Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit