Vdiq pas dhunës brutale për rradhën te berberi, Lulzimi ka qëndruar një orë i shtrirë në rrugë pas sulmit

Vdiq pas dhunës brutale për rradhën te…

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, Rrahim Fejzullahu ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja e rëndë pak metra larg shtëpisë së viktimës. Sipas tij Lulzimi pas sulmit nga dy të rinjtë, ka mbetur i shtirë në rrugë rreth një orë.

18-vjeçari vdiq pasditen e së shtunës në QKUK. Autorët e ngjarjes janë dy të rinj, fëmijë biznesmenësh, Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.

Shkak i dhunës ndaj 18-vjeçarit jetim, Lulzim Fejzullahu, ka qenë radha për t’u qethur në një berberhane të qytetit. Lulzimi u dhunua brutalisht nga dy persona e më pas u përplas me makinë. 

“Ngjarja ka ndodhur më 13 janar, të shtunën, te berberi. I nderi, nipi im, ka shkuar te berberi për t’i hequr flokët. Karriga ku ulet personi t’i heq flokët ka qenë e zbrazët. Berberi ka qenë duke ngrënë mëngjes. Personi sulmuesi ka qenë duke pirë duhan jashtë lokalit. Nipi im e ka pyetur berberin a bën të ulem unë këtu t’i largojë flokët derisa ai të hajë e të pi, ai me kërcënim nga atje ka thënë në karrigen time, unë jam në rend. Berberi ka thënë ai është në rend. Nëse është në rend po dal po shkoj diku tjetër, ka dalë nga dera nipi, janë takuar në derë edhe e kanë rrokur në krah. Atë ditë ka ndodhur me kaq, djali ka shkuar në shtëpi. Të dielën paradite, i ndjeri ka shkuar me ble bukë për mëngjes, kur ka dalë në rrugë kryesore i ka parë ata me kerr edhe është kthyer që të mos takohet me ta. Ata e kanë hetuar djalin edhe iu kanë lëshu me kerr. Së pari e kanë shkel me kerr, djali është munduar ta mbrojë veten me një dorë, duke i sjellë e kanë rrëzuar djalin. Kur e kanë rrëzuar djalin së shtriri e ka sulmuar edhe 5-6 herë me stupc besjbolli. Prej shtëpisë së vet i ka 100 metra larg shtëpisë kurse nga berberi i ka 0-50 metra. Flitet që afër një orë ka qëndruar aty”, tha xhaxhai i Lulzimit të ndjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit