“Vdisni me atë mllef tuajin"/ U arrestua sot, postimet pro terroriste të ekstremistit shqiptar

“Vdisni me atë mllef tuajin”/ U arrestua…

Gentian Çollaku është i riu shqiptar që u arrestua dritën e sotme pasi dyshohet se është terrorist. Ai ishte nën hetim prej disa muajsh dhe janë zbuluar postimet e shpeshta që ai bënte pro ekstremizmit të dhunshëm.

Çollaku postonte foto në rrjetin social Favebook me shkrime që propagandojnë terrorizimin. “Vdisni me atë mllef tuajin”. “Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se kemi ushtarë të cilët nuk flenë”, shkruhet në dy prej postimeve të të arrestuarit. 

Mbi të riun rëndon akuza “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Dhe për këtë arsye ndaj tij është marrë masa arrest me burg.

Janë të shumta rastet ku shqiptar iu janë bashkuar kampeve të terroristëve. Madje ka dhe nga ata që nuk kanë ngurruar të shprehin mbështetjen përmes rrjeteve sociale. Ndërsa pjesa që janë kthyer nga kampet rrëfejnë tmerrin atje dhe shfaqin pendesë që u bën pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit