Vedat Muriqi drejt Lazios për 18 milion euro, fitojnë edhe dy klubet shqiptare

Vedat Muriqi drejt Lazios për 18 milion…

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pothuajse është futbollist i Lazios.

Ai aktivizohet tek Fenerbahce në Turqi, por do të udhëtojë drejt Romës, ku duket se Igli Tare e ka bindur të jetë pjesë e bardhekaltërve.

Thuhet se Lazio do paguajë 18 milion euro për Muriqin.

Lojtari do të ketë një rrogë prej 2 milion eurosh në sezon.

Ndërkohë, të fituara nga ky transferim dalin edhe dy klubet shqiptare, Teuta e Besa.

Të dy klubet e kanë pasur lojtarin para se të mbushte 23 vjeç. Teuta thuhet se do përfitojë rreth 270 mijë euro nga ky transferim, ndërsa 90 mijë euro do shkojnë për Besën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit