Vegjetarianët të shokuar/ Djathi Parmigiano bëhet me mullëz kafshësh

Vegjetarianët të shokuar/ Djathi Parmigiano bëhet me…

Është një ditë e keqe për të qenë një vegjetarian që e do djathin. Kjo sepse rezulton që një nga djathrat më të dashur, Parmigiano, bëhet duke përdorur mullëz kafshësh.

Djathi Parmigiano është bërë me mullëz kafshësh zakonisht nga viçat, dhitë dhe qengjat, ku natyrisht kafsha vritet para se t’i merret mullza. Më pas mullëza thahet në mënyrë që të bëhet e fortë dhe kur është koha për të bërë djathin, rihidrohet në ujë. Ky lëng më pas i shtohet qumështit, që më pas përzihet për të bërë djathë, shkruan NYP.

Por çfarë duhet të bëjë një person vegjetarian, që nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ngrënia e djathit? 

Fatmirësisht, teknologjia moderne ka lejuar që të zhvillohet mullëza jo shtazore, me disa marka djathi që përdorin mullëz që rrjedh nga bimët. Disa djathëbërës përdorin edhe mullëzën mikrobiale, e cila vjen nga bakteret dhe kërpudhat. Sigurisht, ju gjithashtu mund të kërkoni alternativa të djathit me bazë bimore, të tilla si djathrat vegan.

Por djathi Parmigiano bëhet gjithmonë me mullëz kafshësh, sepse djathrat nga një vend specifik duhet të ndjekin një recetë të qëndrueshme në mënyrë që të përdorin emrin.

Sipas Shoqatës Vegjetariane, djathi Parmigiano gjithmonë duhet bërë mullëz kafshësh. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit