Vehapi vrau vëllanë për pronat në Bulqizë

Vehapi vrau vëllanë për pronat në Bulqizë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten. Dy viktimat janë Vehap dhe Lulëzim Cami. Shkak i krimit në familje mësohet se është konflikti për pronat në Bulqizë.

Vehap Cami 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 minuta në zonën e Freskut në rrugën ‘Xhon Belushi’, në Tiranë.

Ndërkohë pronarja e shtëpisë që i ka dhënë me qira banesën Lulëzimi Camit është shokuar nga vrasja që ndodhi sot, teksa ka thënë se nuk i njeh mirë vëllezërit.

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!” tha ajo.

Në momentin e ngjarjes kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit