Veliaj 76 milionë lekë pa garë kompanisë së përfshirë në skandal, për të blerë ... celularë

Veliaj 76 milionë lekë pa garë kompanisë…

Erion Veliaj, manjaku i tenderave pa garë, ka lidhur kontratën e radhës me vlerë rreth 76 milionë lekë. Shuma e majme do të shkojë për blerje aparatesh për kryerjen e leximeve të sahatet e ujit.

Tenderi pa garë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, institucion nën varësi të bashkisë së drejtuar nga Veliaj, ka njoftuar së fundmi fituesin e tenderit ”Blerje Aparate reader për kryerjen e leximeve të ujëmatësave”. Referuar njoftimit të fituesit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, 7 572 500 (shtatë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë të reja pa TVSH, do të shkojnë në llogarinë e kompanisë “Jehona Software” SH.P.K.

Ajo që vihet re është se tenderi i fituar nga “Jehona Software” është realizuar në kushtet e mungesës së konkurrencës. 

“Jehona Software”, referuar të dhënave të  “OpenCorporates.al”, ka fituar rreth 900 milionë Lekë në tendera që prej vitit 2016. Një pjesë të madhe të tenderave fituese – mes tyre dy nga Qeverisja Vendore Tiranë – janë me “flamuj të kuq” pikërisht për shkak të mungesës së konkurrencës.

Kush fshihet pas Jehona Software?

“Jehona Software” SH.P.K. është themeluar në datën 1 tetor të vitit 2014 nga dy aksionerë; Klodian Zyberi dhe Armanda Sellaj. Sipas aktit të themelimit, shoqëria është formuar me një kapital fillestar prej 40 mijë eurosh dhe Klodian Zyberi zotëronte 85 për qind të aksioneve, ndërsa ortakja tjetër 15 për qind. Përveç lidhjes si ortakë në shoqërinë Jehona Softëare, Klodian Zyberi dhe Armanda Sellaj kanë edhe një tjetër të përbashkët. Të dy ata kanë mbajtur funksione të rëndësishme ne CEZ shpërndarje, pas rimarrjes së kompanisë në kontroll nga shteti në janar të vitit 2013. Më konkretisht, Klodian Zyberi ka qenë drejtori i IT në Cez shpërndarje, ndërsa Armanda Sellaj ka qenë drejtoreshë e kabinetit po gjatë së njëjtës periudhë.

Në shtator 2018, vetëm 2 muaj pasi kishte fituar tenderin e shumëpërfolur për sistemin e ri të faturimit për biznesin,  15.2 milionë euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk është shitur tek një kompani e panjohur kroate me emrin “Primus Adriatic”.

Tenderi u cilësua më i lartë se çmimet e tregut ndërsa pronari i “Primus Adriatic” u zbulua se ishte biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Çabrajiç, i akuzuar dhe hetuar për mashtrime gjatë ushtrimit të aktivitetit të biznesit dhe ortak i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç.

Asokohe, në media u raportua se edhe Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, kishte gisht në tenderin e shumëpërfolur.

76 milionë Lekë për të blerë …celularë

Në dokumentat zyrtare të tenderit të shpallur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë me fitues “Jehona Software” shpjegohen se pse do të paguhet shuma prej 76 milionë Lekë nga institucioni nën varësi të Bashkisë së Tiranës.

Ajo që kompania do ti ofrojë ndërmarrjes së ujësjellësit janë 130 copë “Telefona/PAD dhe 26 “licenca për software leximi matje faturimi -Al-Billing AMS Mob 4.4.4”. E thënë më thjeshtë, për 130 I-PAD dhe programe kompjuterike për leximin e sahateve të ujit, plot 76 milionë Lekë taksa të qytetarëve të Tiranës do të shkojnë në xhepat e një biznesmeni kroat. Dhe me shumë gjasë, ky i fundit, do të paguajë pjesën te tij te Veliaj apo Rama.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit