Veliaj dështon me mbeturinat, ku shkuan 4 milionë euro?

Veliaj dështon me mbeturinat, ku shkuan 4…

Në vitin 2016, Bashkia Tiranë nisi të lidhë kontratat për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet.

Përmes një bashkëpunimi me bashkinë e Veronës në Itali u krijua Eco Albania ku synohej që të zgjidhej problemi i mbetjeve në kryeqytet, madje dhe diferencimi.

Por pavarësisht fondeve marramendëse, ku PD deklaron se janë përdorur 4 milionë euro, të shpenzuara për shërbimin e pastrimit, kryeqytetit nuk i ka ndryshuar asgjë. Situata vijon të jetë problematike në shumë lagje të Tiranës.

“Tirana do të ketë një flotë të re, kosha të rinj dhe një kompani publike bashkë me Bashkinë e Veronës që do të merret me pastrimin e qytetit. Në qytetin e Tiranës duhet të jetë e ndaluar hyrja në çdo kosh dhe nxjerrja e të gjithë plehrave për të kapur një kanaçe”, tha Veliaj.

Por mjafton të bësh një vëzhgim gjen pafund pjestarë të komunitetit rom që mbledhin material të riciklueshme.

Diferencimi i mbetjeve është një problem që shqetëson edhe qytetarët të cilët akuzojnë bashkinë që nuk po kontrrollon kompaninë të cilës i ka dhënë tenderin.

Sipas marrëveshjes, Bashkia e Tiranës duhet ta zgjidhë kontartën me Eco Tirana pasi kompania nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit