Veliaj drejt hetimit?! SPAK u fut të dridhurat, japin dorëheqjen dy audituesit e inceneratorit të Tiranës

Veliaj drejt hetimit?! SPAK u fut të…

Afera e inceneratorit të Tiranës po hetohet nga drejtësia, i cili u ka futur të dridhurat jo pak personave.

Hija e rëndë e SPAK dhe depërtimi i hetuesve të BKH-së brenda llogarive dhe bilancet e kompanisë së inceneratorit të Tiranës ka çuar në dorëheqje të menjëhershme të dy ekspertëve auditues, Edlir Shabani dhe Nerisa Kazazi.

Këta të fundit, ndonëse e pranuan detyrën dhe nisën menjëherë punën, për çudi dhanë dorëheqjen 1 muaj pasi gjyqtarët e SPAK vendosën sekuestrimin e inceneratorit.

Ikja e dy audituesve është konsideruar si një shfaqje frike përballë hetuesve të SPAK, që tashmë kanë depërtuar në llogaritë dhe financat e kompanisë që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranë. Në këto kushte, janë caktuar dy auditues të tjerë, të cilët nuk dihet nëse do i shkojnë deri në fund auditit, po do ndjekin të njëjtën rrugë si paraardhësit e tyre.

Inceneratori i Tiranës është i vetmi konçesion i miratuar nga qeveria që SPAK ka hyrë me vonesë, pasi për rastin e inceneratorit të Elbasanit dhe atij të Fierit, SPAK ka konkretizuar me arrestime dhe dënimin e personave përgjegjës.

Por edhe pse inceneratori i Tiranës është nën hetim, sërish miliona lekë do të jepen edhe vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit. 1.27 miliardë lekë do të japë Edi Rama, për inceneratorin fantazmë, që është nën hetim.

Ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, i vetëpagëzuar me emrin “Lali” ai që hodhi i pari propozimin për të shpikur incenerator, e që në fakt në Tiranë nuk ekziston një i tillë, por vetëm një landfill ku digjen mbetjet.

Emri i Veliajt është në SPAK e te shohim kur do e thërraë drejtësia, apo do mbrohet me pushtetin që ka si kryebashkiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit