Veliaj është mashtrues, gënjeu për pyllin orbital, Banka Botërore: Tirana s’ka gjelbërim

Veliaj është mashtrues, gënjeu për pyllin orbital,…

Erion Veliaj është mashtures, propagandues dhe një politikan që duhet të merret nën hetim për punën e tij në bashki. Në Tiranën e betonizuar, Veliaj premtoi më shumë gjelbërim dhe zero ndërtime. Mirëpo sapo mori pushtetin, bëri të kundërtën. Ndërtimi i kullave po e mbyt çdo ditë e më shumë Tiranën. Pylli orbital është vetëm në imagjinatën e kryetarit të bashkisë dhe qytetarët kanë mbetur pa oksigjenin e nevojshëm për një shëndet më të mirë.
Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë. Këto ishin përfundimet e Bankës Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua këtë të enjte me temën “Rritje gjallëruese”. Tirana mban vendin e parë si qyteti me më shumë kulla dhe më pak gjelbërim. Pas tij, vijnë Fieri, Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi, si qytetet me nivelin më të ulët të gjelbërimit.

Por përveç mungesës së gjelbërimit, një tjetër problematikë që është evidentuar në raport është edhe ndotja e madhe e ajrit. Edhe për këtë, Tirana mban vendin e parë, si qyteti më i ndotur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ndotja, një problematikë serioze në Tiranë, shihet nga të gjithë qytetarët që jetojnë në kryeqytet, evidentohet në çdo raport ndërkombëtar, por vetëm për Veliajn, që askush nuk e di se ku jeton, Tirana është qyteti më i pastër në botë, pa ndotje dhe pas asnjë problematikë tjetër. Madje, për të manipuluar njerëzit dhe për t’i bërë të besojnë atë që thotë ai dhe patronazhistët e tij, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe IQAir, që merrej me matjen e ajrit.

Veliajt po i hapen “petët e byrekut”, ku një pjesë të drejtorëve të tij, që ishin krahu i djathtë, i ka në burg, ndërsa edhe vetë, po ndjen frikën e hetimeve, për shkak të shumë aferave ku është zhytur gjatë këtyre viteve. Me krahët e ngrohta nga Rama dhe me presionet ndaj drejtësisë, ka arritur deri më tani që t’ia hedh paq dhe mos dënohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për kërcënimet ndaj gazetareve, deri në heqjen e tyre nga puna apo edhe për aferat galopante, si inceneratorët apo dosja e famshme “5D”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit