Veliaj firmos tre ditë përpara zgjedhjeve shembjen e godinave arsimore 50-vjeçare

Veliaj firmos tre ditë përpara zgjedhjeve shembjen…

Erion Veliaj ka shfrytëzuar çdo ditë mundësinë e tij si kryetar për të firmosur e vulosur tendera miliona euro. Këtë herë, tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Bashkia e Tiranës ka finalizuar tenderin për shembjen e godinave arsimore mbi 50-vjeçare në kryeqytet.

Mirëpo djalli fshihet nën detaje dhe këtë herë bashkë me godinat arsimore, pritet të vihen në listë edhe pallatet e vjetra. Fillimisht Veliaj do të vlerësojë shkollat dhe më pas të gjitha godinat, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në zonat më të lakmuara të Tiranës.

Sipas dokumenteve Veliaj ka dhënë urdhër për finalizimin e kësaj procedure sa më parë, madje në ditët para zgjedhjeve, ku vëmendja e të gjithëve do të jetë të kutia e votimeve apo të akuzave të kandidatëve për blerje votash.

Kryebashkiaku ka kërkuar mos ë ketë vëmendje në kryerjen e këtyre procedurave. Banorët që jetojnë në të tilla pallate, kanë frikë se në trojet e godinave do të ndërtohen pallate shumë katëshe nga oligarkët, ndaj kanë kundërshtuar parimisht shembjen e tyre pa nëj planprojekt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit