Veliaj hap tender për të blerë bukë e fruta-perime për kafshët e kopshtit zoologjik

Veliaj hap tender për të blerë bukë…

Bashkia e Tiranës kërkon të blejë bukë, fruta dhe perime për kafshët e kopshtit zoologjik. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka publikuar nevojat për ushqim nëpërmjet një tenderi me fond limit prej afro 60 milionë lekë të vjetra. Marrëveshja parashikohet të zgjasi për 12 muaj, që nga data e nënshkrimit, për furnizimin me bukë, fruta dhe perime. Kopshti zoologjik u hap me bujë të madhe nga mediat që propagandojnë linjën politike të Veliajt, por deri më tani nuk ka pamjen e një kopshti të mirëfilltë.

Mjafton një pikë shi dhe kafshët si tigri, arinjtë, ujku apo edhe luani, zhyten në lluc si të ishin derra. Sipas shqetësimit të qytetarëve kafshët nuk trajtohen në mënyrën e duhur sa i përket mirëmbajtjes. Ndërkohë gjatë verës kafshët kanë vuajtur të nxehtin e ekstrem pa pasur kushte të përshtatshme për të qëndruar në hije apo për t’u freskuar në ujë të bollshëm.

E si mos të mjaftonin këto, me kafshët e kopshtit zoologjik pritet të abuzohet me tendera shpesh pa garë apo duke ofruar çmim sa fondi limit, me pretendimin se kërkohet ushqim për to. Padyshim që bileta e qytetarëve, me vlerë 300 lekë, duhet të shkojë për kujdesin e kafshëve dhe pagesat e stafit, mirëpo deri më tani pak është parë të bëhet për të konsideruar një kopësht zoologjik brenda standardeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit