Ishte mbështetës i Berishës, por merrte para edhe nga Erion Veliaj. Erzen Breçani përveç se fshehu aktivitetin kriminal të pastrimit të parave dhe shitjes së lëndëve narkotike të të birit bashkë me Ervin Matën, ka arritur të fsheh edhe miqësinë që ka me Erion Veliajn.
Ndonëse në pole të ndryshme politike, kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun e Tiranës t’i ofrojë Breçanit miliona lekë pa garë në një tender me flamur të kuq. Bëhet fjalë për ruajtjen e godinës së Ujësjellës Kanalizi me roje private si dhe shoqërimin e parave të UKT me autoblinda.
Për këtë shërbim, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues kompaninë e familjes Breçani. Në garë nuk ka hyrë asnjë kompani tjetër veç “BRECANI –R.O.S.P ” sh.p.k, duke ngritur dyshime të arsyeshme që procedura ishte fictive pasi Veliaj e kishte vendosur kujt do t’i shkonin paratë. Madje ruajtja e godinës nuk është marrë përsipër nga “Illiryan Guard”, e cila është një kompani shtetërore e përbërë nga ish-punonjës të policisë dhe forcave speciale.
Kështu Breçanit iu dhuruan ditën e arrestimit, pikërisht më 20 nëntor, plot 690 milionë lekë të vjetra nga Erion Veliaj. Kompania e sigurimit të objekteve është në emër të Fatbardh Breçanit, vëllait të Erzenit, por duket se lidhjet me politikanët i ka ruajtur ky i fundit.
Posti i dikurshëm në Policinë e Shtetit por edhe lidhja e ngushtë me Sali Berishën, duket se i ka sjellë përfitime Breçanit, për të thitur tendera edhe nga qeveria në pushtet.

Qartazi, në Shqipëri opozita dhe qeveria punojnë bashkë për të pasuruar njëri-tjetrin me taksat e shqiptarëve. Dikush përfiton kulla, dikush leje ndërtimi, dikush tendera e të tjerë amnisti për të mos u dorëzuar përpara drejtësisë.
Në Parlament plas gallata e madhe, në sheshe rrihen shqiptarët e varfër në të ashtu quajturat protesta kundër sistemit qeverisës, e nga ana tjetër politikanët dhe njerëzit e tyre hanë e pinë së bashku.