Veliaj i jep 1 miliard lekë në tender pa garë burrit të Ina Zhupës dhe Paulin Gegës

Veliaj i jep 1 miliard lekë në…

Burri i Ina Zhupës, së bashku me Paulin Gegën, kanë marrë nga Erion Veliaj 1 miliard lekë, në një tender pa garë. Fabian Goçi dhe Gega, kanë qenë të vetëm në garë për të përfituar paratë e taksapaguesëve në Tiranë për një tender të nxjerr nga Bashkia. Bëhet fjalë për blerjen e një sasie naftë dhe benzine për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Tenderi është ndarë në dy pjesë, ku shuma totale e përfituar është 1 miliardë lekë, ose rreth 1 milion euro. Tenderi dyshohet se është i paracaktuar pasi në garë nuk ka marr pjesë asnjë kompani tjetër, duke i hapur rrugë Goçit dhe Gegës të pasurohen falë zemërgjerësisë së Veliajt.

Ina Zhupa dhe deputetët e tjerë të opozitës po pasurohen çdo ditë e më tepër nga qeveria. Edhe ata që gërthasin nëpër podiume, që i vënë flakën Parlamentit apo që bërtasin në çdo media “poshtë qeveria”, duket se janë një vegël e pushtetit. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që burri i Ina Zhupës është një nga të preferuarit e Veliajt sa herë që ka tendera për blerje nafte.

Një tjetër emër që i qendron besnik pushtetit është edhe Paulin Gega. Biznesmeni që ndoti Porto Romanon duke hapur çisternat e naftës, nuk i hyri gjemb në këmbë për ndotjen mjedisore. Madje në gusht të viti 2019, kompania e tij Gega Oil u vu nën sekuestro dhe emri i tij u shpall në kërkim për “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Mirëpo Paulin Gega kishte aq para sa ta blinte lirinë e tij dhe Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur kundrejt garancisë pasurore që ai la.

Fare shkurt dhe qartë, paratë e shqiptarëve vidhen nëpërmjet skemave të tilla dhe nga persona të dyshimtë e të lidhur me pushtetin. Ndërkohë SPAK është ende nën agonin e luftës së krimit dhe korrupsionit, ndërkohë që korrupsionin në tendera nuk arrinë ta shohin edhe pse provat janë e “e zeza mbi të bardhë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit