Veliaj i jep Çim Fushës një tjetër tender, 60 milionë për tu furnizuar me beton

Veliaj i jep Çim Fushës një tjetër…

Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në kryeqytet ka shpallur njoftimin për fituesin e tenderit me objekt “Blerje betoni”.

Referua dokumenteve zyrtare, “FUSHA” SH.P.K., nën pronësi të Shkëlqim Fushës, do të marrë nga Drejtoria e Rrugëve rreth 60 milionë Lekë.

Kompania, sipas kontratën, do të furnizojë me 740 m3 beton institucionin në varësi të Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Në garë kanë marrë pjesë dy kompani dhe fituese është shpallur ajo me ofertën më të ulët.

Kompania “FUSHA” SH.P.K. është një nga më të preferuarat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës kur vjen fjala te tenderat. Që kur Veliaj mori pushtetin në vitin 2015, Çim Fushës i ka ‘ecur qamet’ me tenderat e lidhura me Bashkinë e Tiranë.

Opozita e ka akuzuar shpesh si një ndër oligarkët që po vjedh paratë e shqiptarëve, ndërsa në media janë raportuar herë pas here për tenderat me shifra të fryra apo pa garë, që kompania e tij ka marrë nga Erion Veliaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit