Veliaj i jep ‘llokmën’ 4400 m2 kunatit të Fatmir Xhafës, ja pazari për truallin e pallateve tek Ish-Parku

Veliaj i jep ‘llokmën’ 4400 m2 kunatit…

Ndërtuesi Armand Lilo, është i skeduar për trafiqe, vlera monetare ilegale, evazion fiskal e blerje prokurorësh.

Dosjen e pazarit të radhës me kryebashkiakun Veliaj, për projektin e zhvillimit me pallate e njësi tregtare, lejen e ndërtimit dhe përqindjen ndarjes së sipërfaqeve ndërtimore, i ka hartuar Drejtori Urbanistik i Bashkisë-Tiranë, Ditjon Baboçi, dhëndër i Fatmir Xhafajt.

Në datën 8 korrik 2020, noteri Perian B. Bodinaku, ka ligjëruar një kontratë marrëveshje për biznes ndërtimi; të nënshkruar nga Arbjan Cvetko Mazniku, me cilësinë Zv/kryetar i Bashkisë-Tiranë dhe Armand Nazmi Lilo, me cilësinë pronar i kompanisë “Arlis ndërtim-shpk”, raporton Pamfleti.

Kjo kontratë biznesi, lidhur mes Bashkisë-Tiranë dhe kunatit ndërtues të Fatmir Xhafës; ka objekt, dhënien e truallit me sipërfaqe 4400 m2 pronë publike në zonën e ish-Parkut Tiranë (zona kadastrale 8250), për ta zhvilluar me pallate e njësi tregtare.

Sipas kontratës noteriale; rezulton se me ofertë të ndërtuesit Edmond Lilo, paraqitur me Kërkesë Nr. 44 Prot., datë 28.05.2020; pranuar nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, me Shkresë-Përgjigje nr 13 prot., datë 5 qershor 2020; kompania “Arlis-Ndërtim shpk”, do ndërtojë një kompleks unik godinash multifunksnale me 5+2 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë.

Këtë vendim e ka miratuar “komisioni i Negocimit”, i ngritur me urdhër të Erjon Veliajt; dhe i drejtuar nga Ditjon Baboçi, dhëndër i Fatmir Xhafajt, me post Drejtor i Urbanistikë-Zhvillimit të Territorit.

Në raportin, që më 25 korrik 2020, i është paraqitur për miratim Këshillit Bashkiak-Tiranë, dhëndri i Fatmir Xhafajt thotë: -“Konkludojmë, se propozimi i firmës “Arlis Ndërtim-shpk”, është me shumë leverdi zhvilluese nga ana mjedisore-rekreative-ekonomike për Tiranën” (ndërtuesi është Armand Lilo, kunat i Fatmir Xhafajt, njëherazi dajo i gruas së Ditjonit.

Kryetari i komisionit negociator të Bashkisë Tiranë, drejtor Ditjon Baboçi, ka pranuar ofertën e paraqitur nga dajua i nuses; ndërtuesi Armand Lilo, për të ndërtuar pallate mbi 4400 m2 truall pronë e bashkisë; kundrejt pazarit 70% sipërfaqe ndërtimi firma “Arlis ndërtimi shpk” dhe 30% bashkia; por me kushtin paraprak, që bashkia nuk do përfitojë fare sipërfaqe tregtare, apo zyra.

Kujtojmë, se objektet e Ish-Parkut Tiranë (Rruga e Kavajës), janë shëmbur qëllimisht, për të hapur rrugë biznesit të ndërtimit; e në këtë zonë, Bashkia-Tiranë ka në pronësi 5903,39 m2 truall, dhe një shesh publik me sipërfaqe 322,42 m2, të cilat do ti jepen kunatit të Xhafajt për pallate.

Kompleks-godinat unike, me strukturë disa pallate lidhur në përbërje, do të ndërtohen sipas projektit të propozuar nga oligark-trafikanti Lilo i firmës “Arlis-Ndërtim”, me sipërfaqe totale ndërtimi 3.200 m2.

Por cilat janë, 2 firmat e tjera, që kryebashkiaku Erjon Veliaj e dhëndri i Fatmir Xhafajt; i kanë futur në projekt-biznesin e ndërtimit të pallateve, me pazarin 30% bashkia, 70% ndërtuesi; duke u dhuruar sipërfaqe të tjera trojesh publike, në qendër të Tiranës?

/Burimi: Pamfleti/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit