Veliaj i jep “Pirros” 25 mln lekë tender pa garë për ... xhingla-mingla

Veliaj i jep “Pirros” 25 mln lekë…

Për paraardhësin Lulzim Basha nuk thotë fjalë të mira. Kuptohet, e ka kundërshtar politik. Fjala është për atë, Erion Veliajn, për të cilin disa thotë se është kryebashkiaku jabanxhi i Tironës më i mirë prej krejtëve! Legjendat urbane, madje, rrëfejnë se është aq ‘cool’ sa ja kalon dhe Zogut të Tunës…

Ndryshe nga Basha, që sipas Veliajt flinte gjumë gjithë kohës dhe madje i ngeci dhe ora e sahatit, “Lali Eri” punon shumë. Madje, së fundmi, do ti sigurojë qytetarëve të Tiranës ato që ata prisnin prej kohësh: plotë 100 kulla sahati, si dhe qindra medalie mirënjohje e çelësa qyteti, me të cilat të nderojë miqtë, ashtu siç i takon një lideri modern, por me virtytet e një burri zamani…

Dhe për të gjitha këto xhingla-mingla, do të paguajë 25 milionë Lekë nga …taksat e qytetarëve të Tiranës.

Tenderi me “flamur të kuq”

Argjendari “Pirro” ka marrë rreth 25 milionë lekë në një tender pa garë nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka shpallur së fundmi fituesin e tenderit me objekt “Blerje suvenire”.

Tenderi konsiderohet me “flamur të kuq” – me risk të lartë abuzimi – për shkak të mungesës së konkurrencës.

Referuar kontratës, në këmbim të milionave të marra, “Pirro” do furnizojë bashkinë me suvenire: 5 kulla sahati të mëdha, 95 të vogla, 151 medalie mirënjohje dhe 28 çelësa qyteti.

Tenderi i dytë me “flamur të kuq” nga Bashkia Tiranë

Fituesja e tenderit “Pirro” SH.P.K., regjistruar si biznes në vitin 1995 dhe me disa pika në Tiranë, është në pronësi të Spiro Ruços, referuar të dhënave të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nga të dhënat e profesionales “Open Procurment Albania”, “Pirro” SH.P.K. ka fituar rreth 34 milionë Lekë në 8 tendera që prej vitit 2016 – nga të cilat rreth 28 milionë Lekë vetëm nga Bashkia e Tiranës  në dy tendera.

Vitin e kaluar, “Pirro” fitoi një tender të ngjashëm nga Bashkia e Tiranës, që u cilësua me “flamur të kuq” pikërisht për shkak të mungesës së konkurrencës.  /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit