
Ky është Tefik Seferi i cili prej 10 vitesh është pa shtëpi pasi bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn i ka prishur banesën e tij me letra dhe e ka lënë në mëshirë të fatit të endet rrugëve dhe me qira pa asnjë ndihmë.
I pashpresë se ndonjë pushtetar mund të vërë dorën në zemër, zoti Tefik shprehet se e vetmja mënyrë që të dalë nga varfëria në të cilën ndodhet është ndihma e shqiptarëve të cilëve me lot në sy u lutet që të bëhen bashkë dhe t’i ndërtojnë një shtëpi ku të strehohet.
Jeta e ka goditur, varfëria e ka ulur këmbëkryq, Bashkia i ka prishur shtëpinë dhe Shteti e ka lënë në harresë, është kjo historia prekëse e zotit Tefik i cili pashpresë kërkon t’i japë fund jetës ndaj të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta ndihmojmë zotin Tefik që dhe ai me gruan dhe fëmijët e tij të sëmurë të jetojnë si të gjithë të tjerët, të lumtur në një banesë të ngrohtë.