Veliaj i “rrëmben” tokën për treg në Lundër, Policia e Met Rrumbullakut shoqëron pronarin Ramazan Leci

Veliaj i “rrëmben” tokën për treg në…

Erion Veliaj po bën fushatë elektorale duke premtuar ndërtime infrastrukturore me tokë “të vjedhur”. Një rast flagrant është zbuluar së fundmi në Lundër, ku kryebashkiaku premtoi një treg ushqimor për fermerët. Toka në të cilën do të ngrihet ky treg, i është marr shtetasit Ramazan Leci.

Familja Leci thotë se Bashkia po ia merr tokën pronarit, pa kryer më parë shpronësimin publik sipas legjislacionit në fuqi. Për të kërkuar të drejtën e tij, Ramazan ka kërkuar paraditen e sotme zbatimin e ligjit dhe respektimin e tij si pronar legjitim.


Mirëpo kërkesa e tij ka tërbuar Policinë e drejtuar nga Met Rrumbullaku. Familjarët e Lecit njoftojnë se ai është shoqëruar nga forcat policore të Komisariatit numër 1 në Tiranë, me qëllim trembjen dhe mbylljen e gojës së Ramazan Lecit” dhe për të mos kundërshtuar planin e Erion Veliajt.


Pa shpronësim me vlerën e tregut janë duke u marrë edhe tokat e banorëve të Berxullës, të cilët prej 7 muajsh po protestojnë përballë çdo institucioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit