Veliaj i trembet burgut, nis të bëjë fushatë për Ramën që tani

Veliaj i trembet burgut, nis të bëjë…

Afera e inceneratorëve, të cilës po i hapen “petët e byrekut” një e nga një, ka tronditur jo pak klasën politike. Erion Veliaj, është cilësuar si kumbari i djegësit të Tiranës, i cili ka gllabëruar edhe më shumë pará nga buxheti i shtetit. Veliaj, ndonëse ka krahë të ngrohta e për shkak të pushtetit që ka ja ka hedhur paq, tashmë duket se e ka ndjerë frikën deri në palcë, e po kërkon strehë në gjirin e Ramës.

Për ti shpëtuar drejtësisë, Veliaj ka zgjedhur një formë mjaft diplomatike, duke i dhënë mesazh Ramës në distancë se është besniku i tij më i madh. Për të demostruar këtë ai ka mbledhur në fundjavë strukturat e PS-së Tiranë për ti mobilizuar ato për “fitoren e katërt të Edi Ramës”. “Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend”, tha Veliaj para strukturave.

Por jo vetëm kaq. Veliaj, duke shpresuar që ndikimi i qeverisë në gjyqësor do mbyllë dosjet e tij, Veliaj tha se në zgjedhjet e ardhshme do bëj çdo gjë që Rama të fitojë.“Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme”, tha Veliaj.

Këto deklarata të kryebashkiakut tregonin qartë sa frikë aq edhe mëshirë për të shpëtuar nga burgu, pavarësisht bëmave që ka bërë në dy mandate, e që vazhdon të abuzojë me pushtetin edhe në mamdatin e tij të tretë, që do jetë edhe i fundit. Veliaj është drejtues qarku i Tiranës dhe kërkon të forcojë dhe pozitat e veta por dhe të mbledh vota për Ramën, që ky i fundit të mos e lëshojë përpara drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit