Veliaj jep 85 milionë lekë në tender pa garë për drita festive

Veliaj jep 85 milionë lekë në tender…

Erion Veliaj ka vendosur të zbukurojë Tiranën për festa me tendera pa garë. Një herë blen ybukurime, një herë pemën e më pas drita vezulluesem për t’ua bërë kryeqytetin turistëve si Vjena, teksa pas fasadës fshihen një mal me shkelje ligjore. Ndonëse ka një administratë që punon me dekoret si “Tirana Dekor”, kryebashkiaku nxiton të japë tendera pa garë për të zbukuruar ambjentet publike. Plot 85 milionë lekë të vjetra, pa TVSH, ka shpenzuar Veliaj për dritat dhe elementët dekorativë.

Tenderi që mban numerin e referencës REF-88119-11-17-2023, është hapur në 20 nëntor dhe u mbyll në 30 nëntor. Në këtë tender, mori pjesë vetëm një kompani, Sezon Decor, e cila u shpall edhe fituese. Ky tender është mjaft i dyshimtë për mungesën e konkurrencës dhe mendohet se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ndonëse në Tiranë ka shumë kompani që ofrojnë shërbimin e dekorimit, e habitshme është sesi asnjë nuk ka parë që bashkia ka nevojë për drita vezulluese.

Qytetarët e Tiranës por dhe vizitorët e saj, padyshim që kanë nevojë të shohin një qytet festiv, me ngjyra dhe të dekoruar bukur për festa. Mirëpo asnjë qytetar i Tiranës, apo vizitor, nuk do të dëshironte që kjo fasadë të mbulonte pas një qokë që Veliaj u bën miqve të tij, duke i gostitur me tendera pa garë. Taksat e qytetarëve nuk duhen shpërdoruar dhe nëse ky tender do të ishte brenda standarteve, me paratë e kursyera mund të ndihmoheshin disa familje për të festuar edhe ato me ushqim të bollshëm ndërrimin e viteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit