Veliaj, jo vetëm leje për kulla, por edhe për kate shtesë, në palletet që u shkundën nga tërmeti

Veliaj, jo vetëm leje për kulla, por…

Pamjet që shihni, janë nga një pallat në Tiranë, mbi të cilin po ndërtohet një kat shtesë. Sipas një qytetari i cili ka denoncuar pranë Gazeta Atdheu, pallati në fjalë ndodhet në rrugën ‘Haxhi Kika’ te ‘Komuna e Parisit’ dhe është lëkundur mjaft mirë nga tërmeti i 26 nëntorit i cili la pas 52 viktima.

Duket se dora e Lali Zdromsit shtrihet gjithandej. Qytetari shprehet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ose Lali Leku siç e quan, ka vendosur të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh që të lejojë ndërtimin e shtesës mbi një pallat që është shkundur mirë nga tërmeti, madje edhe pa miratimin e banorëve. “Sigurisht kundrejt shpërblimit financiar”-shprehet qytetari.

Nuk është hera e parë që Lali Leku bën të tilla gjëra. E ka zakon me kullat e larta, por e paska shtrirë dorën dhe më poshtë.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Përveç se u shkund mirë nga tërmeti, sic duket lali leku ka vendosur të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh dhe të lejojë ndërtimin e një kati shtesë pa miratimin e banorëve, gjithmonë kundrejt shpërblimit financiar siç vetëm lali zdromsi di ta bejë. Fotot bashkangjitur Jane te pallatit 140, rruga Haxhi Kika te Komuna e Parisiit.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit