Veliaj lë në mëshirë të fatit shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, kryefamiljari: Jam i djathë, duan rryshfet

Veliaj lë në mëshirë të fatit shtëpitë…

Familja e Xhavit Kodrës ka më shumë se 3 vite që jeton mes frikës se banesa e dëmtuar nga tërmeti do t’i zejë brenda. Ata jetojnë në Zall Bastar, një nga zonat e goditura nga tërmeti i tre viteve më parë. Bashkia e Tiranës ka brakisur familjen me gjashtë anëtarë, duke mos i dhënë mundësi as t’iu riparohet shtëpia e as të lejojnë që familjarët ta riparojnë vet. Kryefamiljari Xhavit Kodra thotë se shtëpia e tij është gati e pabanueshme për shkak të çarjes së mureve dhe ka dëmtime të rëndë të çatisë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite nga tërmeti, Bashkia Tiranë dhe Njësia Administrative nuk i kanë dërguar ende një komision për verifikimin e dëmeve. Kryefamiljari është i gatshëm që ta restaurojë vetë shtëpinë e tij, por akuzon Bashkinë Tiranë se kërkon ryshfet për t’i dhënë një leje. Ai thotë se fqinjët e tij janë dëmshpërblyer ndonëse disa prej tyre nuk jetojnë më në Zall-Bastar, por në kryeqytet.

Kam shkuar te Njësia Zall Bastar dhe më thanë të bësh aplikimin, hiç. Kam shkuar në Tiranë, kam dërguar djalin fare, hiç. Tani, pasi ka dy ose tre muaj kjo punë, më thirrën djalin poshtë dhe i thanë hajde të bësh aplikimin edhe një herë. Shkova dhe bëra aplikimin sërish, asgjë prapë. Edhe i them vetë gojarisht këtij që herët; Ore si ka mundësi shtëpia ime kështu, apo sepse unë jam i djathtë? Nuk më lënë as ta riparoj. Shkoj të nxjerr lejen. Lejen edhe mund ta nxjerr, por jo pa 6 ose 7 milionë lekë që të ti jap e tua fus në xhep, jo! As nuk janë interesuar fare. Shkova dhe i thashë atij “hajde më sill komisionin nga poshtë që të shohë shtëpinë time. Jo, më tha, s’kam për të sjellë komision për ta parë!” – thotë Xhavit Kodra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit