Veliaj mbron drejtorët hajdutë: Më vjen keq, ishin djem punëtorë

Veliaj mbron drejtorët hajdutë: Më vjen keq,…

Kryebashkiaku i Tiranës në një deklaratë publike ka reaguar mbi situatën e krijuar në bashkinë që ai drejton, ku disa nga ish-drejtorët e tij janë arrestuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion”.
Veliaj ia ka lënë në dorë drejtësisë fatin e tyre duke u tërhequr nga këto skandale, ai tha se i vjen keq kur dëgjon akuzat e ngritura ndaj ish-drejtorëve.
“Më vjen tmerrësisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale”
Por për cilat punët të mira po flet kryetari? Ato punë që duhej të kishin përfunduar që në 2022 dhe ende nuk kanë përfunduar?
Përmes këtij mesazhi ai distancoi veten nga këto skandale duke thënë:
“Duke ju parë të gjithëve në sy ju them se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë. Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm.
Kujtojmë se nga dosja hetimore 5D janë zbardhur bisedat mes punonjëses Jona Bejko dhe një personi të tretë ku përmendet emri i kryebashkiakut. Në bisedë, Jona i ka thënë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.
Ajo që ishte edhe më e rëndë dhe që tregon se sa hapur i kryen vjedhjet “elita” është se duke u nisur nga përgjimet e zbardhura në dosjen hetimore 5D është se dhe user-at e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave i jepeshin administratorit të kompanisë fituese që të bënte shpalljen e vetes fitues. Tani na thoni ju a duhet besuar lali?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit