Veliaj "mbulon" përgjimet anti-mafia me propagandë, mbjell pemë ulliri në kujtim të Klodian Rashës

Veliaj “mbulon” përgjimet anti-mafia me propagandë, mbjell…

Qazimi ka falënderuar Veliajn për mbështetjen që i ka dhënë në të gjitha ditët pas vdekjes së djalit të tij.

“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.

Ndërsa Veliaj u shpreh se është baba vetë dhe e di se çfarë do të thotë dhimbja për fëmijën.

Me Qazimin, babain fisnik të Klodian Rashës, e shumë të afërm e miq të familjes, mbollëm një pemë ulliri në Parkun “Europa”, simbol i paqes dhe i vazhdimësisë. I jam mirënjohës familjes Rasha, e cila pavarësisht dhimbjes së madhe, diti të japë mesazhe bashkimi për të mirën e qytetit”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se Klodian Rasha u vra pak metra larg shtëpisë së tij nga polici Nevaldo Hajdaraj në orët e para të 8 dhjetorit të vitit që lamë pas.

Pas vrasjes së tij pati reagime të shumta e protesta që sollën edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Qeveria vendosi një ndihmë financiare për familjen Rasha prej 61 mijë lekësh çdo muaj.

Viktima, Klodian Rasha

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit