Veliaj me koronavirus, Avokati Goxhaj: Ja pse duhet dënuar Zdromsi për krime...

Veliaj me koronavirus, Avokati Goxhaj: Ja pse…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus mëngjesin e sotëm.

Lidhur me infektimin e Lali Zdromsit, Avokati i njohur Altin Goxhaj i ka drejtuar 10 pyetje kryebashkiakut të Tiranës.

Përfaqësuesit i “Lëvizja pë Shqipërinë”, shtron dhe pyetjen nëse duhet dënuar Veliaj për përhapje të koronavirusit.

“Gazetaatdheu.com”, denoncoi dy ditë më parë, Erion Veliajn, për përhapje të koronaviruist, pasi në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ai takohej me qytetarë pa maska.

Statusi i plotë i avokatit Altin Goxhaj:

“PYETJE NS DUHET DËNUAR VELIAJ PËR PËRHAPJE TË VIRUSIT SIPAS KODIT TË RI PENAL,
DHE PO U DËNUA A E HUMBET POSTIN E KRYETARIT TË BASHKISË?
Disa pyetje nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu në emër të Koalicioni Për Shqipërinë për Erion Veliajn sipas logjikës COVIDiane të OBSH, ISHP, Këshillit të Ministrave dhe Kodit të ri Penaë që gjobit dhe dënon shqiptarët pa mëshirë:
?PYETJA 1️⃣:
Kur e bëre tamponin përderisa rezultatet dolën sot në mëngjes?
Dje? 24 orë para? Kur ekzaktësisht?
?PYETJA 2️⃣:
Përse e bëre tamponin?
Shfaqe simptoma apo dikush pranë teje rezultoi pozitiv dhe ty të zuri lista e hetimit epidemiologjik?
Nëse ishte dikush pranë teje shkaku i tamponimit, kur ke qenë në kontakt me të këto 14 ditë?
?PYETJA 3️⃣:
Apo pate simptoma dhe kërkove tamponim?
Kur i pate dyshimet e para, kur tu shfaqën simptomat që të shqetësuan dhe të detyruan të kërkoje tamponin? Dje apo pardje? Kur?
?PYETJA 4️⃣:
Kur tu shfaqën simptomat dhe dyshimet, apo tu kërkua të nbëje tamponin për shkak se dikush pranë teje kishte dalë pozitiv, a i ndalove takimet me njerëzit apo i vazhdove?
?PYETJA 5️⃣:
Nëse nuk i ndalove takimet siç del edhe në foto, mgjth dyshimet prej simptomave apo tamponimit të detyruar për shkak se dikush pranë teje doli poztitiv, pse ishe pa maskë si në foton e postuar nga ty në FB?
?PYETJA 6️⃣:
Përderisa simptomat shfaqen për herë të parë deri 14 ditë pas infektimit, sa takime ke bërë pa maskë me dynjanë këto 14 ditë?
?PYETJA 7️⃣:
A ka filluar hetimi epidemiologjik tek ata dhe stafi i Bashkisë që ju keni pasur kontakt këto 14 ditë? Sa veta janë? 99 apo 999 vetë?
I ke treguar gjithë emrat e tyre? Po kamerat e Bashkisë dhe të fotografëve të tu të shumtë a ja ke vënë në dispozicion ISHP për ti gjetur?
?PYETJA 8️⃣:
Përderisa Qeveria në 15 Korrik ka miratu një VKM që detyron mbajtjen e maskave në ambjente të mbyllura, dhe ti në foto rezulton pa maskë prej 14 ditësh, a konsiderohesh fajtor për përhapjen e virusit si pasojë e mosrespektimit të kufizimeve administrative përgjatë 14 ditëve?
?PYETJA 9️⃣:
A të ka vënë kush gjobë për shkelje të detyrimit për mbajtje maske në mjedise të mbyllura?
?PYETJA ?:
Nëse del që dikush nga këta 99 apo 999 vetë të jetë apo të jenë infektuar nga ty, a të kap Ndryshimi i ri PLANdemik në Kodin Penal i miratuar nga PS në Prill për përhapje të infeksionit për shkak të mosrespektimit të kufizimeve administrative?
Pra a duhet të dënohesh penalisht dhe sipas ligjit të humbësh edhe postin e Kryetarit të Bashkisë?
➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖
Në foto të gjitha takimet e Veliaj (marrë nga faqja e tij në FB) përgjatë 14 ditëve të fundit (koha e inkubimit të virusit që nuk paraqet simptoma) që kur hyri në fuqi VKM për mbajtjen e detyruar të maskave në mjedise të mbyllura publike dhe private (15 Korrik 2020)”.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

Erion Veliaj e ka faktuar se nuk është prej sojit të ‘BURRAVE’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit