Veliaj, miliona lekë abuzime me tenderat/ Garë fiktive për drurët dhe shkurret

Veliaj, miliona lekë abuzime me tenderat/ Garë…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë tenderin e radhës për blerjen e drurëve dhe shkurreve dekorative, me 99.99% të vlerës, gjithçka e publikuar dje në buletinin e rradhës të APP. Tenderi nga DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PASTRIMIT DHE E GJELBËRIMIT TIRANE, fondet nga Buxheti i bashkisë Tiranë.

Kompania fituese, dhe e vetmja në garë është “Albgarden” shpk. Fondi limit i këtij tenderi është 35 833 000 (tridhjetë e pesë milion e tetëqind e tridhjetë e tremijë) lekë pa tvsh.

“Albgarden” shpk ka ofruar çmimin 35 800 000 lekë, pra sa vlera totale e tenderuar. Duket se ka pasur garë por ka qenë thjesht formale. E zhvilluar vetëm me nje ofertues dhe cmimi i saj i ka rënë “në koke” vlerës totale të tenderuar.

Në formularin e njoftimit të fituesit thuhet se kriteri i përzgjedhjes së fittuesit është çmimi më i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur fare garë dhe çmimi i ofruar nga kompania fituese është ai maksimali.

Siç duket gara e vërtetë ka vdekur dhe Erion Veliaj vijon të abuzojë me taksat e qytetarëve me tenderat e dhënë nga Bashkia e Tiranës.

Njoftojme se kane qenë pjesëmarrës në procedure operatorët ekonomik si më poshtë:

  1. Operatoriekonomik “Albgarden” shpk me Nipt: K37513520N me ofertëekonomike:

35 800 000(tridhjetë e pesë milion e tetëqind mijë) lekëpa tvshdhe

42 960 000 (dyzet e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetëmijë)lekë me tvsh.

Shqyrtohet oferta e paraqitur nga ofertuesi “Albgarden”shpk nga ku rezulton se:

 I plotësonkërkesat e përgjithshmepërkualifikim

 I plotësonkriteret e veçantatëkualifikimittëpërcaktuaranë DST

 Përsaipërketllogaritjessëvlerëssëofertësnukrezultonanomalisht e ulët.

Nga shqyrtimi I ofertave në mbështetje me nenin 53 të Ligjit Nr. 9643 “Për Prokurimin

Publik” I ndryshuar, si dh edokumentave të tenderit të miratuar, u konstatua se oferta e

operatorit ekonomik “Albgarden” shpk është në përputhje me kërkesat e tenderit, duke e

shpallur siofertë të vlefshme.

Duke qënë se operatori ekonomik, pjësëmarrës në këtë procedure prokurimi kualifikohet

siofertë e vlefshme, oferta fituese sipas Nenit 55 tëLigjit Nr.9643 datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik” I ndryshuar; është:

Operatoriekonomik “Albgarden” shpk me Nipt: K37513520N me ofertëekonomike:

 35 800 000 (tridhjetë e pesë milion e tetëqind mijë) lekëpa tvshdhe

 42 960 000 (dyzet e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetëmijë)lekë me tvsh.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit,

Tiranë për sigurimin dhe nënshkimin e kontratës siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda

30ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit