Veliaj nuk ka deklaruar dy emra të tij, si dhe ka deklaruar emër të rremë të nënës

Veliaj nuk ka deklaruar dy emra të…

Nga: Kastriot Myftaraj

Sipas Ligjit nr. 138, të vitit 2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur edhe si Ligji i dekriminalizimit, personat që kandidojnë në zgjedhje parlamentare ose vendore, si dhe që synojnë të emërohen në poste publike, duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, pjesa e parë të të cilit ka të bëjë me të dhënat personale.

Në ndarjen B me titull “Gjeneralitete të mëparshme” atyre që mbushin formularin iu kërkohet që t’ i përgjigjen pyetjes: “Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj, apo keni përdorur një gjeneralitet tjetër, qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht, listoni secilin prej tyre duke plotesuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar dhe aq herë sa janë ndryshuar.” Mbushësit e formularit paralajmërohen se: “Mosdeklarimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike, që mund të pengojë verifikimin sipas dispozitave të 138/2015 përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal.”

Neni 190 parashikon dënim me burg nga gjashtë muaj në pesë vjet.
Erion Veliaj ka thënë shumë herë nëpër intervista televizive se në 1991 ka shkuar në Greqi si emigrant. Kuptohet që si çdo emigrant tjetër shqiptar që nuk kishte emër dhe mbiemër të krishterë ortodoks edhe ai ai ka deklaruar dhe ka mbajtur një emër grek gjatë qëndrimit në Greqi. Ndryshe nuk mund të qëndronte në Greqi. Sipas të dhënave të mia ai madje është pagëzuar në i krishterë ortodoks nga prifti i zonës, por kjo çështje nuk ka rëndësi sa i përket formularit. Fakti është se Erion Veliaj nuk ka deklaruar emrin dhe mbiemrin e dytë të përdorur në Greqi. Në dijeninë time ai ka mbajtur emrin Janis Ilias. (Jani Ilia)

Pavarësisht se Erion Veliaj nuk e ka deklaruar ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, ky veprim mund të merret si i mirëqenë, si fakt i njohur botërisht, siç thuhet në gjuhën juridike. Sepse Erion Veliaj nuk mund të jetë i vetmi shqiptar me emër dhe mbiemër jo të krishterë ortodoks, i emigruar në Greqi pas vitit 1990, i cili nuk e ndryshoi emrin dhe mbiemrin kur vajti atje. Edhe vetë drejtori I përgjithshëm i tanishëm I SHISH, zoti Helidon Bendo ka deklaruar në formularin e plotësuar prej tij se, kur ka qenë emigrant në Greqi, në fillim të viteve 1990, ai ka mbajtur një emër tjetër.

Normalisht Lali Eri nuk kishte pse të mos e deklaronte emrin që ka mbajtur në Greqi, meqënëse ka pohuar se ka qenë emigrant atje. Por halli i tij është se në kohën që ai ishte emigrant u gjend i përzier në një hetim të autoriteteve greke për një prift i cili hetohej për pedofili, gjatë veprimtarisë së tij si pagëzues i fëmijëve emigrantë. Është i njëjti prift i cili në fillim të viteve 2000 u denoncua nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, se ushtronte pedofilinë gjatë veprimtarisë bamirëse në Shqipëri. Në këto hetime Policia Greke pyeti dhe një fëmijë 11-12 vjecar nga “Vorio-Epiri”, të quajtur Janis Ilias dhe që ishte abuzuar seksualisht nga prifti. Nëse Erioni thotë se në Greqi ka qenë Janis Ilias, atëherë ai na jep një fill që do të bëjë lidhjen mes tij dhe skandalit në fjalë. Në atë kohë, meqënëse bëhej fjalë për fëmijë emigrantë autoritetet greke e mbyllën hetimin për priftin.
Erion Veliaj nuk ka deklaruar as emrin që ka marrë më vonë kur ka pranuar fenë evangjeliste.

Në formularin e vetëdeklarimit, Lali Eri thotë se nëna e tij quhet “Shqipe”, kur sipas regjistrit të gjendjes civile ajo quhet “Shqiponjë”. Nuk i lejoj vetes të them se nëna e tij e nderuar ka ndryshuar emrin e bukur “Shqiponjë” në pleqëri, për ta rishpikur vetveten si Shqipe Veliaj, një person i ndryshëm nga Shqiponjë Veliajn, dhe nuk ka lidhje me bëmat e kësaj të fundit.
Gjithsesi, Prokuroria e Shtetit Tiranë ka të dhëna të mjaftueshme për të nisur çështjen penale ndaj Erion Veliajt, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Unë ftoj të gjithë ata që e kanë njohur Erion Veliajn në shkollën tetëvjeçare, në lagjen e tij të dikurshme, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë, që të komunikojnë me mua në këtë faqe, për të kontribuar në sqarimin e enigmave të këtij njeriu. Në çdo rast garantoj moszbulimin e identitetit të personit.

/Ora News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit